Kriza diplomatike prek kafshët: Lopët holandeze përzihen nga Turqia

Evropë

Kriza diplomatike prek kafshët: Lopët holandeze përzihen nga Turqia

Më: 15 mars 2017 Në ora: 21:17
ilustrim

Kriza diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Holandës do të prekë dhe tregetine e kafshëve.

Shoqata turke e mbarështimit të bagëtive njoftoi të mërkurën se një grup i lopëve holandeze është kthyer mprapsht në shenjë proteste.

“Grupi i parë i lopëve të racës Holsteiner ka qenë ngarkuar dhe do të kthehen,” tha Bülent Tunç nga shoqata e mbarështuesve.

Ai shtoi më tej se: “Në të ardhmen ne nuk duam asnjë produkt shtazor nga Holanda”.

Turqia do të mbarështojë lopët e veta në të ardhmen.

Nëse Holanda tërheq lopët e shitura në Turqi, atëherë do ti duhet ti therë dhe shesë për mish.

Holanda dhe Turqia janë duke përjetuar krizën më të rëndë në marrëdhëniet e tyre.

Ankaraja ka deklaruar se do të kundërpërgjgijet me masa reciproke ndaj refuzimit të mbajtjes së tubimeve nga ministrat turq.

Deri më tani, Ambasadorit holandez në Turqi i është ndaluar rikthimi në Ankara, teksa priten edhe masa të tjera, në bazë të deklaratave që kanë bërë zyrtarët e qeverisë turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat