Mbi 1.2 milion njerëz aplikuan për azil në BE më 2016

Evropë

Mbi 1.2 milion njerëz aplikuan për azil në BE më 2016

Më: 16 mars 2017 Në ora: 11:55
Ilustrim

Agjencia për Statistika e Bashkimit Evropian tha se mbi 1.2 milion njerëz kanë aplikuar për azil në BE, vitin e kaluar.

Shumica prej tyre kanë qenë sirianë, afganë dhe irakianë.

Në të dhënat e publikuara sot, Eurostat tha se aplikimet për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare kanë qenë më pak në numra, krahasuar me vitin 2015, por gati dyfish më shumë se 562,700 njerëzit që kanë aplikuar për azil për herë të parë në vitin 2014.

Nga ata që kanë arritur në BE vitin e kaluar, rreth një e treta, përkatësisht 334,800, kanë qenë nga Siria, 183,000 kanë qenë afganë dhe 127,000 irakianë.

Eurostat tha se 60 përqind e aplikimeve për azil janë bërë në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat