Francë, një 17 vjeçar arrestohet për të shtënat në shkollë

Evropë

Francë, një 17 vjeçar arrestohet për të shtënat në shkollë

Më: 16 mars 2017 Në ora: 14:13
Ilustrim

Policia ka arrestuar një 17 vjeçar në qytetin jugor francez të Grasse, pasi dy persona janë lënduar nga të shtënat në një shkollë, duke shkaktuar një alarm për sulm terrorist.

I dyshuar i dytë është në arrati  dhe sipas mediave francze bëhet fjalë për një incident në mes të dy nxënësve.

 Focat antiterror janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Grasse, kryeqyteti i industrisë parfumerike franceze, është rreth 44km (27 milje) nga qyteti i Nicës, ku një sulm me kamion në korrik  la të vrarë 86 persona.

Franca mbetet në një gjendje të jashtëzakonshme, pas një serie sulmesh vdekjeprurëse në 18 muajt e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat