Fundoset një anije turke e mallrave

Evropë

Fundoset një anije turke e mallrave

Më: 16 mars 2017 Në ora: 21:08
ilustrim

Një anije turke e mallrave, është fundosur sot në ujërat e Libisë për shkak të motit të keq, ndërkohë që 6 persona nga ekuipazhi janë shpëtuar, kurse nuk dihet ende asgjë për fatin e 7 personave të tjerë.

Anija e mallrave "T?naz Tepe", është fundosur gjatë ankorimit në portin Misurata, si pasojë e kushteve atmosferike.

Sipas informacioneve, ekipet e rojës bregdetare kanë mundur të shpëtojnë 6 persona, ndërsa po vazhdon puna për kërkimin e 7 pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat