“Alitalia” shkurton 20 për qind të personelit, thirrje për grevë më 5 prill

Evropë

“Alitalia” shkurton 20 për qind të personelit, thirrje për grevë më 5 prill

Më: 18 mars 2017 Në ora: 07:13
Alitalia

Plani i ristrukturimit i kompanisë ajrore italiane në vështirësi “Alitalia” parashikon 2.437 pezullime nga puna nga një shifër e përgjithshme prej 12.000 të punësuarve, njoftoi sot për median një burim nga sindikata, duke njoftuar një grevë më 5 prill.

“Kemi vendosur në mënyrë unanime të kërkojmë organizimin e një greve më 5 prill”, pohoi sekretari i përgjithshëm i sindikatës “Uiltrasporti”, Claudio Tarlazzi, duke e cilësuar planin e paraqitur nga kryesia në mënyrë absolute aspak të besueshme.

Plani parashikon 2.037 pezullimi nga puna në mesin e personelit në terren dhe largimin për një afat të pacaktuar për 400 anëtarët e personelit në bordin e avionit, që gëzojnë një kontratë të garantuar në kuadër të masave që synojnë të mbajnë vendin e punës por që janë drejt përfundimit të kontratës në fund të 2017.

Kompania ndër të tjera ka kërkuar një ulje të nivelit pagave me 28 për qind për pilotët që kryejnë fluturime të linjave me një destinacion të mesëm, 22 për qind për linjat e mesme dhe të gjata dhe 32 për qind për stjuardesat dhe personeli suport për kujdestarinë e pasagjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat