Zjarr masiv në Londër

Evropë

Zjarr masiv në Londër

Më: 18 mars 2017 Në ora: 21:52
Londra

Zjarrfikëset po përpiqen të venë nën kontroll një zjarr masiv që ka përfshirë një zonë tejet të populluar të Londrës, ndërsa një numër i madh banesash mësohet se po evakuoohen.

Sipas britanikes “The Sun” zjarri ra rreth orës 18:00 në Plainstow, në lindje të kreyqytetit britanik.

Flakët kanë përfshirë edhe një servis makinash, ndërsa zjarrfikëset po përpiqen që të heqin disa cilindra gazi. Në vendin e ngjarjes mësohet se ndodhen forca të shumta zjarrëfikse, shërbime të emergjencës, si dhe të policisë.

Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat