Steinmeier merr postin e Presidentit

Evropë

Steinmeier merr postin e Presidentit

Më: 19 mars 2017 Në ora: 14:38
Marrja e postit

Në Kështjellën Bellevue janë takuar në mënyrë simbolike presidenti i dertanishëm Joachim Gauck dhe pasardhësi i tij Frank-Walter Steinmeier me bashkëshorten Elke Büdenbender, në ceremoninë festive të dorëzim-marrjes së detyrës. Në Bellevue këtë të dilë presidentin e ri, Gauck e ka pritur po ashtu me bashkëshorten e tij Daniela Schadt.

Pas pesë vitesh në postin e Presidentit, mandati i Gauckut ka përfundur në mesnatën e kaluar. Presidenti i ri Steinmeier ka marrë zyrtarisht prej mesnatës këtë post. Të merkuren ish-ministri i Jashtëm Steinmeier do të betohet para Bundestagut dhe Këshillit të Landeve (Bundesratit).

Presidenti i 12-të

77- vjeçari Gauck ka hequr dorë nga kandidatura për një mandat tjetër, për shkak të moshës. Steinmeier është zgjedhur si pasardhës i tij në shkurt. Ai do të jetë Presidenti i 12 me radhë i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Presidenti i ri do të ketë rreth 200 bashkëpunëtorë, të cilët do të koordinohen nga ish-sekretari i shtetit në Ministrinë e Jashtme, Stephan Steinlein./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat