Babai i sulmuesit në Paris mohon që djali tij të ketë lidhje me organizata terroriste

Evropë

Babai i sulmuesit në Paris mohon që djali tij të ketë lidhje me organizata terroriste

Më: 19 mars 2017 Në ora: 15:55
Pamje nga sulmi

Babai i sulmuesit i cili dje u qëllua për vdekje në Orly të Parisit pasi kishte sulmuar ushtarin francez, ka insistuar se djali i tij nuk kishte lidhje me organizatat terroriste.

Babai i Ziyed Ben Belgacem, ka thënë se djali i tij nuk është terrorist duke thënë se ai ishte nën ndikim të drogës dhe alkoolit.

“Djali im nuk është terrorist. Ai kurrë nuk lutej dhe ishte i dhënë pas pijes. Ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe kanabisit”, ka thënë babai i sulmuesit.

Belgacem dje ia kishte marrur armën një ushtari duke bërtitur: ‘’Unë jam këtë për të vdekur në emër të Allahut”.

Sipas prokurorisë së Francës, i dyshuari ishte burgosur disa herë për dhunë dhe vjedhje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat