Erdogan thotë se gazetari turko-gjerman ishte agjent i terroristëve

Evropë

Erdogan thotë se gazetari turko-gjerman ishte agjent i terroristëve

Më: 19 mars 2017 Në ora: 21:33
Presidenti turk Tayyip Erdogan

Presidenti turk Tayyip Erdogan, akuzoi të dielën një gazetar të burgosur turko-gjerman se ka qenë një agjent terrorist, në komentet e tij të cilat kanë të ngjarë të shkaktojnë shqetësim të mëtejshëm në Berlin.

Erdogan,  duke folur në një takim të një fondacioni islam në Stamboll, tha se gazetari, Deniz Yucel i gazetës Die Welt të Gjermanisë, do të gjykohet nga gjyqësori i pavarur i Turqisë,  shkruan Reuters.

Autoritetet arrestuan Yucel, me nënshtetësi të dyfishtë turke dhe gjermane, muajin e kaluar për akuza të propagandës në mbështetje të një organizate terroriste dhe nxitje të  publikut ndaj dhunës.

Ai u arrestua pasi ai raportoi për e-mailet që një haker supozohet se i kishte marrë ti ketë marrë nga llogaria private e  Berat Albayrak, ministrit të energjisë së Turqisë dhe dhëndrit të  Erdoganit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat