Publikohet një raport për skemën e dyshuar të shpërlarjes së parave në Rusi

Evropë

Publikohet një raport për skemën e dyshuar të shpërlarjes së parave në Rusi

Më: 21 mars 2017 Në ora: 12:12
Ilustrim

Është publikuar një raport për skemën e shpërlarjes së 20 miliardë dollarëve, të cilat ishin larguar nga Rusia në mes të viteve 2010 dhe 2014.

Sipas The Global Laundromat, raporti tregon se në këtë skemë kanë qenë të përfshirë shumë rusë që dyshohet se kanë lidhje me qeverinë ruse dhe shërbimet e inteligjencës ruse.

“Një pjesë e fondeve mund të jenë marrë nga thesari i Rusisë përmes mashtrimit dhe manipulimit me kontrata shtetërore dhe evazionit fiskal”, thuhet në raport.

Raporti i fundit i kryer nga Organizata për Krime dhe Korrupsion, si dhe nga partner lokalë në Rusi, Moldavi dhe gjetkë, është bërë pas një raporti të vitit 2014, për shpërlarje të parave. Hetimi ka dokumentuar rreth 70,000 transaksione të dyshimta, në të cilat janë përfshirë 21 kompani fiktive të kontrolluara nga Rusia, të cilët kanë dërguar pagesa në 96 shtete.

Raporti thotë se dy prej kompanive fiktive, nënshkruanin marrëveshje të huasë, ku është përfshirë një qytetar moldav. Pasi një kompani ka dështuar, gjykata në Moldavi urdhëronte që kredia të paguhej në konton e Moldindconbank. Më pas paratë transferoheshin në banka në Perëndim dhe pjesë të tjera të botës. Në total, 8 miliardë dollarë kanë lëvizur në këtë mënyrë.

Ndërkaq, në periudhën e njëjtë kohore, dyshohet se 13 miliardë dollarë kanë lëvizur përmes bankës në Letoni, Trast Komercnbank.

Që prej vitit 2014, kur u zbulua kjo skemë e shpërlarjes së parave, Moldavia, Letonia dhe Britania e Madhe kanë nisur hetim kriminal por tentimet për të sjell përgjegjësit para dretjësisë apo për të kthyer paratë e humbura, kanë dështuar në mungesë “të bashkëpunimit të zyrtarëve rusë”, thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat