Avramopulos: Turqit po bëjnë punën e tyre në mënyrë të përkryer

Evropë

Avramopulos: Turqit po bëjnë punën e tyre në mënyrë të përkryer

Më: 21 mars 2017 Në ora: 23:08
Eurokomisioneri për Migrim, Dimitris Avramopulos

Eurokomisioneri për Migrim, Dimitris Avramopulos tha sot se marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë vazhdon të jetë në fuqi, përkundër faktit se Ankaraja ka dërguar kërcënime se mund të mos i respektojë dispozitat e kontratës.

Dimitris Avramopulos po ashtu vlerësoi se turqit po bëjnë punën e tyre në mënyrë të përkryer.

Ankaraja dhe Brukseli një vit më parë ka nënshkruar një kontratë, e cila ka ulur ndjeshëm fluksin e emigrantëve nga Turqia drejt Evropës, të cilët kryesisht shfrytëzonin kalimin e rrezikshëm në Detin Egje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat