Shtajnmajer porosit Erdoganin: Mos shkatërro ato që janë ndërtuar me vite

Evropë

Shtajnmajer porosit Erdoganin: Mos shkatërro ato që janë ndërtuar me vite

Më: 22 mars 2017 Në ora: 14:11
Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmajer

Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmajer i tërhoqi vërejtjen të mërkurën, në fjalimin e parë si president, homologut të tij turk Recep Tayip Erdogan se po rrezikon të shkatërrojë gjithçka që vendi i tij ka arritur viteve të fundit.

Ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë, por edhe me disa vende tjera evropiane, ekziston një ndarje për shkak të dëshirave të autoriteteve turke që të mbajnë mitingje me qëllim të marrjes së mbështetjes nga diaspora për referendumin në Turqi, i caktuar më 16 prill, në të cilin Erdogan dëshiron të zgjerojë kompetencat e tija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat