Pesë të vrarë e mbi 40 të plagosur nga sulmi në Londër, shtatë të arrestuar

Evropë

Pesë të vrarë e mbi 40 të plagosur nga sulmi në Londër, shtatë të arrestuar

Nga: BOTA SOT Më: 22 mars 2017 Në ora: 16:48
Pamje nga sulmi në Londër, 23 mars 2017.

(E plotësuar) - Shtatë veta u arrestuan pas sulmit të së mërkurës në Londër, i cili la katër persona të vrarë, tha policia.

Kreu i Komandës Anti-Terrorizëm, Mark Rowley, tha se qindra detektivë kanë punuar gjatë gjithë natës, duke bërë kërkime në gjashtë adresa.

Të vrarët në sulm janë një grua në të 40-tat, një burrë në të 50-tat, polici Keith Palmer dhe sulmuesi, tha policia.

Shtatë nga të plagosurit janë ende në spital, në gjendje kritike, ndërsa 29 veta të tjerë janë trajtuar po ashtu.

Sulmuesi goditi njerëzit me makinë, theri për vdekje një polic pranë Parlamentit britanik dhe më pas u vra nga policia.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se sulmi “i neveritshëm” goditi mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të lirisë së fjalës.

“Terroristët zgjodhën të sulmojnë zemrën e kryeqytetit tonë, ku njerëz të të gjitha nacionaliteteve, feve dhe kulturave mblidhen për të gëzuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe të lirisë së fjalës”, tha May.

May, pas një takimi urgjent me ekipin e sigurisë, tha se qeveria nuk do të rrisë nivelin e kërcënimit nga terrorizmi. Aktualisht, është i dyti më i larti, që do të thotë se “ka shumë gjasa të ndodhë një sulm”.Pesë persona kanë vdekur dhe së paku 40 janë plagosur nga sulmi i së mërkurës në qytezën Uestministër të Londrës.

Sulmuesi goditi njerëzit me makinë, theri për vdekje një polic pranë Parlamentit britanik dhe më pas u vra nga policia.

Mediat britanike thanë se policia ka bastisur sot një apartament në Birminghem, por nuk dhanë më shumë detaje.

Shkon në pesë numri i të vrarëve nga sulmi terrorist në Londër,  mbi 40 të plagosur

Policia ka emëruar zyrtarin, i cili u vra nga një terrorist në Londër sot dhe zbuloi se numri i të vdekurve në këtë sulm është rritur në pesë.

Keith Palmer, 48-vjeçar, u godit me thikë për vdekje jashtë Parlamentit nga sulmuesi i cili bëri kasaphanës në Londër, duke shkelur me veturë këmbësorët në Westminster Bridge, duke vrarë tre dhe plagosur më shumë se 40 të tjerë, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Vrasësi, përshkruar nga dëshmitarët si “i moshës së mesme dhe Azisë”, më pas arriti të hyjë në ambientet e parlamentit, ku goditi për vdekje me thikë Palmer-in, i cili kishte 15 vjet shërbim me policinë - me dy thika.

Sulmuesi - i cili u qëllua të paktën dy herë nga policët e armatosur që e ruanin ndërtesën - vdiq pasi ai u dërgua në spital, ndërsa Palmer - një burrë dhe baba - vdiq në vendin e ngjarjes.

Tre policë të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë '.

Duke folur pas sulmit, sonte kryeministrja Theresa May u zotua se Britania nuk do të dorëzohet para terrorizmit.

Image
Keith Palmer

 

Gjurmët vdekjeprurëse të terroristit të Londrës, publikohen pamje rrënqethëse të viktimave

Pamjet e tmerrshme të realizuara menjëherë pas sulmit të sotëm vdekjeprurës në Londër, zbulojnë shkatërrimin e shkaktuar pasi një person sulmoi me makinë një trotuar të mbushur me njerëz.

Tre njerëz, duke përfshirë një polic, u vranë dhe një terrorist u qëllua për vdekje nga oficerët jashtë Parlamentit britanik, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Viktimat paraqiten duke u trajtuar nga kalimtarët në Urën e Westminste, ku policia thotë se dy persona u vranë dhe rreth 20 persona u plagosën.

Një grua u nxorr e gjallë nga Thames, pasi thuhet se ishte hedhur nga ura për të shpëtuar.

Videoja është marrë nga një grua që mund të dëgjohet në mënyrë të përsëritur duke thënë "Oh Zoti im", para se të bërtas me zë të lartë: "Cili frikacak e bën këtë? Oh zot."

Policia po e trajtojnë këtë si një sulm terrorist, por motivet e personit të identifikuar si “burrë i moshës së mesme dhe aziatik”, janë ende të panjohura.

Flet kryeministrja britanike pas sulmit terrorist: Nuk dorëzohemi para terrorit!

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se detajet e plota të “sulmit të sëmurë terrorist” mbetet ende të shihen.

“Mendimet dhe lutjet tona shkojnë  për të gjithë familjarët e viktimave”, tha ajo.

“Më lejoni të bëjë sot të qartë … çdo përpjekje për të mposhtur këto vlera nëpërmjet dhunës është e dështuar”.

Sulmi jashtë Parlamentit të Londrës ndodhi gjatë pasdites së sotme. Nga ky sulm mbetën të vrarë katër persona, ndërsa 20 të tjerë u plagosën.

Policia londineze ka identifikuar sulmuesin Abbu Izzadeen, i cili më parë kishte qenë i burgosur për nxitje të terrorizmit.

Zbulohet identiteti i sulmuesit që vrau katër dhe plagosi 20 persona në Londër

I dyshuari i sulmit jashtë Parlamentit në Londër është Abu Izzadeen, i njohur më parë si Trevor Brooks.

Identiteti i tij është zbuluar nga shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe.

Disa media angleze shkruajnë se ai ka qenë mbështetës i grupit terrorist të Shtetit Islamik. 

Agresori ka lindur në Londër dhe njihej për financimet që bënte ndaj terrorizmit.  Abu Izzadeen ishte  një emër i njohur për autoritetet britanike. Në vitin 2006 ai ishte ndaluar për shkak se lavdëronte terrorizmin.

Abu Izzadeen ishte shtetas britanik me prindër nga Xhamajka. Ai përqafoi islamin në fillim të viteve 1990, ndërsa vizitoi disa herë Pakistanin pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA.

Image
Sulmuesi i Londres

Shkon në katër numri i të vrarëve nga sulmi në Londër, 20 të plagosur

Katër persona, përfshirë një oficer policie, janë vrarë dhe 20 të tjerë janë lënduar, në një incident terrorist në Westminster të Londrës, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Raportohet se policia ka qëlluar sulmuesin pas kryerjes së sulmit në Londër.

Fillimisht sulmuesi ka shkelur me makina disa qytetarë në qytet, ndërsa më vonë një polic është therur me thikë.

Ky është sulmuesi i Londrës

Ky është momenti kur i dyshuari për sulmin pranë Parlamentit britanik bartet për në autoambulancë, pasi është qëlluar nga policia.

Burri i cili raportohet se ka pamje të një aziatiku, ishte shfaqur pranë portës së Parlamentit duke therur me thikë një polic rreth orës 2:30.

Ai fillimisht ishte përplasur me veturë në rrethojat e urës Westminster, ku si pasojë shkeli mbi 12 persona dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Fotografitë e publikuar më poshtë shfaqin momentin kur policët ia drejtojnë armët një burri, që po qëndronte i shtrirë në tokë dhe afër vetes kishte thikën me të cilën sulmoi policin.

Image
Sulmuesi i Londres

Publikohet fotografia e thikës së sulmuesit në Londër

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e thikës, me të cilën ka sulmuar terroristi në Londër.

Deri tani është bërë e ditur se sulmuesi është qëlluar nga policia pas kryerjes së sulmit në Londër, përcjell Bota sot.

Fillimisht një sulmues ka shkelur me makina disa qyterarë në qytet, ndërsa më vonë një polic është therur me thikë.

Sipas raporteve, 12 persona janë plagosur dhe dy të tjerë janë vrarë.

Image

Flet kryetari i Londrës pas sulmit terrorist

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur sot në Parlamentin e Britanisë e po cilësohet si terrorist.

“Ka ndodhur një incident serioz në afërsi të Parlamentit, dhe deri tani po cilësohet si sulm terrorist derisa të vërtetohet e kundërta. Policia është duke e hetuar rastin dhe do të njoftoheni për të gjitha të rejat. Bashkëndjej me personat e lënduar dhe familjet e tyre”, ka thënë ai.

Së paku dy të vdekur nga sulmi në Londër dhe disa të lënduar me 'dëmtime katastrofike'

Të paktën dy persona kanë vdekur pasi një sulmues terrorist bëri masakër në qendër të Londrës sot duke shkelur me veturë këmbësoret  në urën Westminster dhe sulmuar policinë me thikë në Dhomat e Parlamentit britanik.

Më shumë se 12 njerëz thuhet se janë goditur nga një automjet në urë, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Një njeri i bezdisshëm, i përshkruar nga një dëshmitar si "i moshës së mesme dhe Azisë", më pas arriti të hyjë në ambientet e Parlamentit me thikë duke sulmuar një polic para se ai të qëllohej. Polici mendohet se ka vdekur.

Një mjek në spitalin St Thomas ka thënë se një grua ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar - përfshirë disa me dëmtime katastrofike.

Image

Sulm terrorist në Parlamentin britanik, kryeministrja largohet nga parlamenti, deputetët mbesin të ngujuar

Deputeti britanik, Barry Sheerman ka postuar disa fotografi ku shihet se pas sulmit në Parlamentin e Britanisë, deputetët kanë mbetur të ngujuar brenda hapësirës së këtij institucioni.

Image

Kryeministrja britanike largohet nga Parlamenti pas sulmit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May thuhet se u largua e sigurt nga ndërtesa e Parlamentit, ku po mbahej seancë për Brexit’in.

Ajo thuhet se u largua e sigurt nga ndërtesa e Parlamentit në Londër pas sulmit ku la të plagosur 4 deri 12 persona – numri i saktë ende nuk dihet.

Policia thotë se sulmuesi është qëlluar me armë, por ende nuk dihen detaje të tjera.

Mbyllet “London Eye”

Atraksioni “London Eye” në Londër është mbyllur pas incidentit që ka ndodhur në Parlamentin.

Momentalisht të gjithë turistët brenda këtij atraksioni janë duke u mbajtur brenda.

Një oficer policor është therë me thikë në Parlamentin e Britanisë, në Londrën Qendrore, në një akt që policia po e trajton si incident terrorist.

***

Parlamenti britanik është mbyllur pas dy përpjekjeve të koordinuara për incidente të dhunshme, të cilat policia tha se po i trajtonte si sulme terroriste.

Policia tha se një sulmues i veshur në të zeza hyri brenda perimetrit të Pallatit Westminster në Londër dhe theri me thikë një polic në afërsi të hyrjes që shfrytëzohet nga anëtarët e Parlamentit

Autoritetet thanë se sulmuesi u vra nga zyrtarët e sigurisë jashtë ndërtesës së parlamentit.

Njëkohësisht një veturë goditi këmbësorët në afërsi të Urës Ëestminster përpara se të përplasej për mbrojtësen.

Image

Sulm në Londër: Të shtëna armësh pranë parlamentit të Britanisë, shihet një person me thikë

Disa persona janë duke u trajtuar për lëndime pas të shtënave me armë jashtë ndërtesës së Parlamentit të Britanisë së Madhe në qendër të Londrës, derisa raportohet se është parë një person me thikë.

Gazetarët dhe politikanë kanë shkruar në llogaritë e veta në Twitter se kanë dëgjuar të shtëna jashtë ndërtesës.

Ndërkohë, dëshmitarët e rastin kanë thënë se i kanë parë njerëzit duke u trajtuar për lëndime, si dhe një person me thikë.

Raportohet për tri apo katër të shtëna me armë. Stafit të Parlamentit i është thënë që të qëndrojë brenda ndërtesës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat