Çfarë dihet deri tash për sulmin në Parlamentin e Britanisë?

Evropë

Çfarë dihet deri tash për sulmin në Parlamentin e Britanisë?

Më: 22 mars 2017 Në ora: 18:16
Pamje nga sulmi në Londër

-Një polic u sulmua nga një sulmues i cili më pas u qëllua nga policia, gjatë një incidenti  brenda kordonit të sigurisë në parlamentin britanik.

– U shfaqën fotografitë e një numri viktimash në Urën e Westminsterit, afër ndërtesave të parlamentit. Këto viktima duket të jenë goditur nga një veturë.

Të tjera imazhe, të nxjerra nga ndërtesa e Pallatit të Westminsterit, shfaqin ndihmësit mjekësorë duke i trajtuar viktimat brenda Old Palace Yard, në brendi të kordonit të sigurisë.

-Scotland Yard tha se sulmi në Westminster po trajtohej si “incident terrorist deri sa të dimë diçka tjetër”.

-House of Commons është mbyllur, me shumë deputetë të mbyllur në dhomat e Common-it, pasi që puna në parlament ishte ndalë.

-Lideri i House of Commons, David Lidington deklaroi se kishte ndodhur një incident serioz brenda pronës parlamentare.

– “Duket se një oficer policor është therë,  dhe se sulmuesi i dyshuar është qëlluar nga policia. Një ambulancë ajrore është në vendin e ngjarjes duke i larguar viktimat. Ka raporte për incidente të tjera në fqinjësi”, kishte thënë Lidington.

-Minuta pas incidentit, një helikopter emergjent ateroi në Sheshin e Parlamentit. Mjekët e ambulancës ajrore po i trajtojnë viktimat brenda Old Palace Yard, dhe brenda Urës së Westminsterit.

-Kryeministrja Theresa May ështe evakuuar sigurt nga ndërtesa e Parlamentit dhe po largohet nga aty.

-Shërbimi i ambulancës së Londrës tha se ishte thirrur për të shkuar në Urën e Westminsterit në ora 14:40, me grupin e parë që kishte arritur për gjashtë minuta. Është deklaruar si incident madhor.

-Edhe ambulanca, edhe policia metropolitane kanë apeluar për publikun që të thërrasë në numrin 999 për çdo urgjencë.

-London Eye, që gjendet karshi parlamentit në anën tjetër të Urës së Westmisnterit, është mbyllur po ashtu. Disa madje kanë mbetur brenda saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat