Momenti kur sulmuesi në Londër qëllohet nga policia pranë Parlamentit britanik

Evropë

Momenti kur sulmuesi në Londër qëllohet nga policia pranë Parlamentit britanik

Më: 22 mars 2017 Në ora: 19:39
Pamje nga sulmi në Londër

Videoja e postuar më poshtë shfaq momentin kur kalimtarët e rastit vrapojnë nëpër rrugë të kapluar nga frika, derisa policia qëllon sulmuesin e armatosur me thikë që kishte therur një polic pranë portës së Parlamentit britanik.

Në videon e filmuar nga një kalimtar rasti, shihen turistët dhe qytetarë tjerë duke vrapuar nëpër rrugët e Westminster kur dëgjohen të shtëna armësh.

Në video mund të dëgjohen tri të shtëna, kurse sipas dëshmitarëve, policia kishte qëlluar sulmuesin që kishte therur me thikë policin.

Ndërkaq, policia e Londrës ka konfirmuar se deri më tani kanë vdekur katër persona, në mesin e të cilëve dyshohet të jetë njëri prej sulmuesve, edhe pse ende nuk dihet qartë numri i sulmuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat