Sulmi në Londër u krye nga një person

Evropë

Sulmi në Londër u krye nga një person

Më: 22 mars 2017 Në ora: 23:33
Sulmi në Londër

Zëvendës komisari i njësisë së anti-terrorizmit të Britanisë së Madhe, Mark Rowley ka njoftuar se si pasojë e sulmit terrorist, kanë humbur jetën 4 persona, duke përfshirë edhe sulmuesin, si dhe janë plagosur 20 të tjerë.

Rowley ka theksuar se sulmi është kryer nga një person i vetëm në Westminster, një zonë që mund të konsiderohet zemra e Londrës, ku ndodhen Parlamenti Britanik, kryeministria dhe ministritë.

Ai ka njoftuar se në ngjarje përshirë edhe sulmuesin, ka humbur jetën edhe një polic, si dhe janë plagosur 20 të tjerë.

"Sulmi ka nisur me përparimin e një automjeti mbi urën Westminster. Automjeti ka shkaktuar plagosjen e njerëzve, duke i përplasur ata. U plagosën edhe tre policë që ktheheshin nga ceremonia. Ndërsa më pas automjeti ndaloi në afërsi të Parlamentit Britanik duke u përplasur. Sulmuesi me thikë në dorë tentoi të hynte në Parlament", është shprehur Rowley.

Duke vënë në dukje se vazhdojnë masat intensive të sigurisë, Rowley tha se, aktualisht mendojnë se është një sulmues i vetëm. “Po marrim çdo masë të nevojshme në rajon".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat