Fallon: Sulmi pranë parlamentit i lidhur me terrorizmin islamik

Evropë

Fallon: Sulmi pranë parlamentit i lidhur me terrorizmin islamik

Më: 23 mars 2017 Në ora: 10:20
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon deklaroi për BBC-në se të gjitha gjasat tregojnë se sulmi në Westminster është i lidhur me terrorizmin islamik.

”Faktet e grumbulluara deri tani të çojnë në përfundimin se ky sulm, në formën e tij, është i lidhur me terrorizmin islamik”, deklaroi Fallon.

Ndërkohë, policia britanike arrestoi sot tre persona të dyshuar, pas një kontrolli në një apartament në Birmingam, në rrugën ”Hagley”, njoftoi gazeta ”Daily Mail” duke nënvizuar se, sipas disa dëshmive, një prej të arrestuarve mund të jetë atentatori i sulmit të djeshëm në Westminter.

Sipas disa burimeve të tjera, të cituar nga media angleze, edhe makina 4X4, tip ”Hyundai i40”, që mund të jetë marrë me qera në Birmingham, u gjet në këtë rrugë.

Po kështu, policia ka arrestuar, dje dhe sot, edhe katër persona të tjerë në qytete të ndryshme të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat