Khan: Londra s’frikësohet nga terrorizmi

Evropë

Khan: Londra s’frikësohet nga terrorizmi

Më: 23 mars 2017 Në ora: 10:32
Kryetari i Londrës, Sadiq Khan

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, i është përgjigjur sulmit terrorist në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, duke u zotuar se londinezët “asnjëherë nuk do t’i përkulen terrorizmit”, shkruan The Guardian.

Këtë deklaratë kryetari Khan e ka dhënë pasi u kritikua shumë për heshtjen e tij pas sulmit që la të vdekur pesë persona nga sulmi afër Parlamentit të mërkurën pasdite.

Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi një burrë i armatosur ka sulmuar këmbësorët në urën tek Westminister e më pas ka qëlluar me thikë një polic përballë ndërtesës së parlamentit.

Sulmuesi më pas është qëlluar me armë nga oficerët e policisë.

“Londra pa një sulm të tmerrshëm afër Parlamentit, sulm të cilin ne po e cilësojmë si terrorist”, ka deklaruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat