UBS nis pagesën e provizioneve në mbajtjen e depozitave mbi 1 milion euro

Evropë

UBS nis pagesën e provizioneve në mbajtjen e depozitave mbi 1 milion euro

Më: 23 mars 2017 Në ora: 13:38
UBS

Gjiganti bankar zviceran UBS nga maji do të fillojë të llogarisë provizionin e klientëve, depozitat e të cilëve kalojnë mbi një milion euro, është bërë e ditur nga banka.

Provizioni vjetor i klientëve llogaritet në lartësi prej 0,6 për qind, duke filluar nga maji, ka njoftuar banka zvicerane.

UBS tashmë llogarit provizionin e kompanive dhe klientëve imunë, të cilët mbajnë depozita të mëdha, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, ECB dënon bankat, të cilat hedhin tek ajo depozitat në euro, për t’i stimuluar që paratë t’i drejtojnë në plasmanë kreditore, në vend se t’i grumbullojnë në llogari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat