Ish- deputeti rus vritet në Ukrainë

Evropë

Ish- deputeti rus vritet në Ukrainë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 13:41
Ilustrim

Një ish- deputet rus i cili u largua në Ukrainë vitin e kaluar është qëlluar për vdekje jashtë një hoteli në kryeqytetin Kiev.

Denis Voronenkov dhe truproja e tij u sulmuan me të dalë nga hoteli Premier,  në qendër të qytetit.

Truproja e tij kishte qëlluar drejt sulmuesit  dhe të dy u plagosën, sipas medias vendase.

Voronenkov ishte një figurë e diskutueshme, i cili la Rusinë për shkak të akuzave për mashtrim.

Dëshmitarët thonë se dëgjuan shtatë të shtëna jashtë hotelit.

“Është re mundur që  vrasja ishte kryer me pagesë”,  tha shefi i policisë në Kiev Andriy Kryshchenko  për 112 Ukrayina TV.

Presidenti Petro Poroshenko shkoi edhe më tej, duke e akuzuar Rusinë për "terrorizëm shtetëror".

Ai gjithashtu i ka lidhur të shtënat me një seri shpërthimesh në një depo municioni pranë Kharkiv, në veri-lindje të  Ukrainës, duke e përshkruar atë si "stilin e nënshkrimit të shërbimeve speciale ruse".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat