Terroristi i Londrës nuk u qëllua nga policia

Evropë

Terroristi i Londrës nuk u qëllua nga policia

Më: 23 mars 2017 Në ora: 15:31
Sekretari Michaell Fallon

Terroristi i cili sulmoi dje parlamentin në Londër është qëlluar me armë nga një anëtar i sigurimit të sekretarit Michaell Fallon, dhe jo nga policia siç ishte raportuar deri më tani.

Sipas mediave  britanike mirror dhe dailymail, besohet se oficeri ka qëlluar tri herë me armë drejt terroristit i cili më pas kishte ndërruar jetë.

Scotland Yard nuk e ka bërë të ditur identitetin e personi që qëlloi sulmuesin.

Kryeministrja  britanike May, ka konfirmuar se sulmuesi kishte lindur në Britani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat