Theresa May viziton në spital të plagosurit e sulmit në Londër

Evropë

Theresa May viziton në spital të plagosurit e sulmit në Londër

Më: 23 mars 2017 Në ora: 19:26
Pamje nga sulmi në Londër

Kryeministrja britanike, Theresa May ka bërë një vizitë private në spitalin e Westminister personave të cilët janë plagosur gjatë sulmit terrorist që ndodhi dje në Londër.

Ajo kaloi rreth 40 minuta duke biseduar me të plagosurit dhe falënderoi stafin për punën e tyre.

Nuk ka detaje tjera për vizitën pasi thuhet se ishte një “vizitë private”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat