Erdogan: Do të diskutohet çdo gjë nga A deri në Zh në marrëdhëniet Turqi - Evropë

Evropë

Erdogan: Do të diskutohet çdo gjë nga A deri në Zh në marrëdhëniet Turqi - Evropë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:05
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan theksoi sot se pas referendumit që do të mbahet në prill, do të vazhdojnë marrëdhëniet ekonomike me Bashkimin Evropian, por do të rishqyrtojnë të gjitha lidhjet politike dhe administrative, duke përfshirë edhe marrëveshjen mbi ndalimin e migrimit ilegal.

Në një intervistë për CNN Turk, Erdogan njoftoi se do të diskutohet çdo gjë nga A deri në Zh në marrëdhëniet e Turqisë me Evropën, pas referendumit mbi ndryshimet kushtetutë, ku pritet zgjerimi i autoritetit të Presidentit turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat