Momenti rrëqethës kur sulmuesi i Londrës shkelë me veturë dy persona, të cilët mbesin nën rrota të mbuluar në gjak (+18)

Evropë

Momenti rrëqethës kur sulmuesi i Londrës shkelë me veturë dy persona, të cilët mbesin nën rrota të mbuluar në gjak (+18)

Nga: BOTA SOT Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:14
Krimi në Londër

Ky është moment I tmerrshëm kur sulmuesi terrorist Khalid Masood goditi me veturë dhjetëra persona në portat e Parlamentit britanik.

Në video shihen dy trupa të gjakosur, dhe një këpucë e shpërndarë pranë makinës, shkruan Daily Mail, percjell Bota sot.

Një grua e cila ishte afër këmbësorëve të goditur me veturë, shihet se si vrapon për t’i ndihmuar edhe pse trupat e tyre ishin pothuajse nën rrota të mbuluar në gjak.

Kurse, një 35-vjeçar, i cili ka filmuar këtë moment të tmerrshëm ka deklaruar se në ato momente kishte rastisur të jetë në skenën e krimit së bashku me motrën dhe nipin.

“Në ato momente planifikonim të shkrepnim disa fotografi në urën e Londrës, kur një veturë me shpejtësi të madhe filloi të shkelë këmbësorët të cilët brenda pak sekondave u mbuluan nga gjaku”, ka deklaruar ai.

Në rrëfimin e tij, ai ka treguar se kishte parë shumë të lënduar të shtrirë në tokë, derisa skenën e ka përshkruar ai kaos i vërtetë./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat