Kryeministrja britanike nënshkruhet në Librin e Zisë

Evropë

Kryeministrja britanike nënshkruhet në Librin e Zisë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 23:09
Kryeministrja britanike, Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May ka shkruar mesazhin e saj në Librin e Zisë për viktimat e sulmit terrorist në Londër.

“Ky sulm terrorist ishte një përpjekje për të shuar demokracinë tonë. Kjo përpjekje dështoi dhe ne sot shprehim ngushëllimet tona tek familjet dhe miqtë e atyre që kanë humbur persona të dashur, ose u janë lënduar njerëz të afërt”.

“Ne gjithmonë do të jemi mirënjohës ndaj Policisë dhe shërbimeve emergjente që kanë treguar dedikim dhe trimëri në këtë sulm”, ka shkruar May në këtë libër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat