Këto janë pesë sulmet më të përgjakshme në Londër

Evropë

Këto janë pesë sulmet më të përgjakshme në Londër

Më: 23 mars 2017 Në ora: 23:27
E fundit në serinë e këtyre sulmeve ishte ai i mbrëmshmi në Londër që mbetën të vdekur katër persona dhe mbi 20 të lënduar

Londra ka qenë një objektiv i shpeshtë i sulmeve terroriste në të kaluarën, por në vitet e fundit ka pasur disa sulme të rënda terroriste të cilat edhe morën jetëra njerëzish.

E fundit në serinë e këtyre sulmeve ishte ai i mbrëmshmi në Londër që mbetën të vdekur katër persona dhe mbi 20 të lënduar.

Sulmi i parë në Westminster 2017-03-23

Sulmuesi përdori një automjet më të cilin goditi disa këmbësorë, më pas goditi më thikë një polic për vdekje para parlamentit. Katër persona u vranë, përfshirë edhe sulmuesin i cili u qëllua nga policia. Në mesin e viktimave është therur me thike një polic.

Sulmi i dytë në Lejtonston 2015

Tre persona u plagosën, njëri në gjendje të rëndë, në stacionin e metrosë në Lejtonstoun, kur një burrë me një hanxhar u përpoq t’i vriste kalimtarët duke bërtitur “Kjo është për shkak të Sirisë”. Sulmi ndodhi disa ditë pasi parlamenti tha se Forcat Ajrore të Britanisë së Madhe do të fillojnë objektivat me bomba në Siri.

Li Rigbi 2013

Dy ekstremistë islamik në maj të 2013 vranë ushtarin britanik Lee Rigbija në Londër. Ata tentuan që ushtarit t’i pritnin kokën me hanxhar. Njëri nga sulmuesit tha se ky ishte vetëm, “Sy për sy, dhëmb për dhëmb”. Sulmuesi u dënua me dënim të përjetshëm.

Sulmi i 7 korrikut, 4 sulme të përnjëhershme

Sulmet në Londër më 7 korrik 2005 janë në serinë e sulmeve terroriste më të tmerrshme. Në 08:50 të mëngjesit në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur tre shpërthime, në interval prej 50 sekondave, në metrot e trenave në Londër. Shpërthimi i katërt ndodhi në një autobus në sheshin Tavistock. Vdiqën 56 persona përfshirë edhe katër kamikazë, rreth 700 persona u lënduan.

2001 sulm me makinë bombë

Shtatë persona mbetën të lënduar pasi një makinë bombë shpërtheu pak pas mesnatës, në perëndim të Londrës. Ky ishte sulmi i fundit në kryeqytetin britanik nga “Real IRA”. Katër persona u dënuan për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat