Momenti kur kryeministrja britanike u shty në veturë derisa dëgjoheshin të shtënat

Evropë

Momenti kur kryeministrja britanike u shty në veturë derisa dëgjoheshin të shtënat

Më: 24 mars 2017 Në ora: 10:36
Videoja tregon se si ajo përkohësisht e humbi orientimin dhe se si rojet e kthyen prapa në drejtim të veturës.

Ky është momenti kur Theresa May shpejtoi nga Parlamenti me rroje të armatosura në veturën që e priste, derisa terrori në Westinster zhvillohej rreth 90 metra më larg.

The Sun ka publikuar një video ku tregohet se  si “ujku i vetmuar” Khalid Masood ishte rrezikshëm afër kryeministres.

Videoja tregon se si ajo përkohësisht e humbi orientimin dhe se si rojet e kthyen prapa në drejtim të veturës.

Vozitësi i Jaguar XJ atëherë duket se u vonua të del nga parkun brenda kompleksit të Pallatit Westminster – duke shkaktuar frikë se kryeministrja mund të ketë qenë lënë të pambrojtur.

Një burim ka thënë: “Ishte hapësira e pastër midis vendin ku terroristi u rrëzua dhe makinave të z. May”.

“Nuk ka pasur dyer të mbyllura, vetëm dy pasazhe të hapura për automjetet. Po të kishte pasur më shumë se një sulmues, vetëm Zoti e di se çfarë mund të kishte ndodhur.

“Ata mund të kishin ardhur drejt përmes një nga pasazheve të hapura dhe të tentonin të shtien në të”.

Videon mund ta ndiqni KETU.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat