Bundestagu grindet për dëbimet e refugjatëve

Evropë

Bundestagu grindet për dëbimet e refugjatëve

Më: 24 mars 2017 Në ora: 11:49
Ilustrim

Ministri i Brendshëm de Maizière do ta rrisë dukshëm numrin e kthimeve në atdhe të azilkërkuesve të refuzuar. Opozita është kundër kësaj nisme ligjore.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière po kërkon në Parlament që të miratohet një projektligj i diskutueshëm, i cili parashikon më shumë konseguencë në dëbimin e refugjatëve dhe kontrolle më të ashpra të personave të ashtuquajtur „rrezikues". Opozita është kundër kësaj nisme ligjore.

Ministri i Brendshëm de Maizière do ta rrisë dukshëm numrin gjithsesi të lartë ndërkohë të dëbimeve dhe largimit të azilkërkuesve të refuzuar. „Të mbështesësh kthimin dhe të mbështesësh integrimin janë dy anë të medaljes", tha de Maizière në Bundestag. Paketa ligjore e debatuar në leximin e parë në parlament për ashpërsimin e rregullave të azilit dhe për ndihmat për ata që kthehen vullnetarisht është një „kontribut i rëndësishëm", tha politikani kristiandemokrat.

Këtë paketë masash koalicioni qeverisës e konceptoi pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në dhjetor në Berlin, si pasojë ë të cilit gjetën vdekjen dymbëdhjetë vetë. Sfondi është, që atentatori me prejardhje nga Tunizia, Anis Amri, paraprakisht kishte rënë në sy të autoriteteve si rrezikues, por atë nuk e kishin dëbuar. Si arsye për këtë u përmend mungesa e dokumenteve.

Image

Pranga elektronike në këmbë

Me ashpërsimin e ligjeve synohet që të mund të zbatohet më mirë detyrimi për largim i azilkërkuesve të refuzuar. Rrezikuesit që kanë detyrim të largohen nga Gjermania mund të mbikëqyren me ndihmën e prangës elektronike në këmbë ose në dallim nga deri më sot mund të mbahen më gjatë në arrest.

Për të huajt që fshehin identitetin e tyre ose e refuzojnë kthimin, duhet të kufizohet e drejta e qëndrimit. Për përcaktimin e identitetit Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) duhet të lejohet të lexojë edhe telefonat mobil. Po ashtu duhet të zgjatet koha e qëndrimit të refugjatëve në pikat e pranimit fillestar.

De Maiziere theksoi, se zbatimi i rregullores për kthimin e azilkërkesve të refuzuar është një parakusht i rëndësishëm për pranimin e këtij ligji e qëndrimit janë të pakuptimta, nëse në fund ato nuk janë konsekuente. "Ndaj duhet t'i themi Po integrimit të mirë të atyre që kanë nevojë për mbrojtje, dhe po ashtu t'i themi, transmeton DW.

Po kthimit të atyre që nuk e kanë të nevojshme një mbrojtje të tillë ", tha ministri i Brendshëm.

 
Image
Ministri Thomas de Maiziere

Kritikë e ashpër e opozitës

Opozita i konsideron të ekzagjeruara planet e qeverisë. "Një dyshim kolektiv ndaj të arratisurve" nuk është konform shtetit të së drejtës dhe është jo dinjitoz tha Luise Amts nga partia ekologjke.

Sipas të dhënave të ministrit de Maizièr vitin e kaluar janë kthyer rreth 25.000 azilkërkues të refuzuar nga Gjermania për në atdheun e tyre. Këtyre u shtohen edhe 55.000 të kthyer vullnetarisht. Kjo shënon një rritje me 40% krahasuar me vitin 2015. Por sipas ministrit të Brendshëm duhet të kthehen edhe më shumë. Deri në fund të janarit 2017 në Gjermani jetonin rreth 213.000 azilkërkues të refuzuar, që e kanë të detyrueshëm largimin nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat