Vuçiq: Serbia, kurrë në NATO

Evropë

Vuçiq: Serbia, kurrë në NATO

Më: 24 mars 2017 Në ora: 18:13
Vucic

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se vendi i tij nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s apo ndonjë aleance tjetër ushtarake.

Ai i bëri komentet me rastin e 18 vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të Aleancës perëndimore për frenimin e goditjes ushtarake serbe në Kosovë.

Vuçiq foli në një urë hekurudhore në jug të Serbisë, ku raketat e NATO-s goditën një tren udhëtarësh dhe ku u vranë të paktën 28 persona.

Në Serbi, ndjenjat kundër NATO vazhdojnë të jenë të forta që nga bombardimi 78-ditor i Aleancës në vitin 1999, për të ndalur fushatën e përgjakshme të forcave serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.

Edhe pse kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, e cila ka rënë dakord të ofrojë aeroplanë luftarakë, tanke dhe sisteme anti-ajrore./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat