Juncker: Marrëveshja e Eurozonës dhe Greqisë deri më 7 prill

Evropë

Juncker: Marrëveshja e Eurozonës dhe Greqisë deri më 7 prill

Më: 24 mars 2017 Në ora: 18:26
Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claud Juncker

Kreditorët nga eurozona dhe Greqia duhet të arrijnë marrëveshje në nivelin teknik para takimit të ministrave të financave nga eurozona më 7 prill, ka deklaruar të premten kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claud Juncker.

“Do të ishte ideale deri më 7 prill, kur mbahet takimi i ardhshëm i ministrave të financave të eurozonës, të kemi marrëveshje në nivel të ekipeve”, ka thënë Juncker, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat