Sondazhet: Macron avancon lehtësisht përballë Le Pen në zgjedhjet e Francës

Evropë

Sondazhet: Macron avancon lehtësisht përballë Le Pen në zgjedhjet e Francës

Më: 25 mars 2017 Në ora: 14:28
Emmanuel Macron

Emmanuel Macron është favorit për të fituar raundin e parë të zgjedhjeve të Francës.

Një sondazh i realizuar nga BVA ka bërë të ditur se Macron favorizohet lehtësisht përballë kandidates tjetër, Marin Le Pen.

Macron do të marrë 26% të votave në raundin e parë, duke lënë prapa Le Penin me 25% të votave.

Kurse  kandidati me plotë skandale, Francois Fillon nuk do të arrijë të sigurojë më shumë se 17% të votave.

Një balotazh pothuajse është i sigurt ndërmjet Macron dhe Le Pen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat