Agjencitë italiane të lajmeve në grevë

Evropë

Agjencitë italiane të lajmeve në grevë

Më: 25 mars 2017 Në ora: 16:20
Agjencitë italiane

Të gjitha agjencitë italiane të lajmeve nisën sot një grevë, ditë që përkon me ngjarje të rëndësishme si 60 vjetori i Traktatit të Romës dhe vizitën e papa Françeskut në Milano, për të kërkuar mbajtjen e abonimeve shtetërore.

Ato protestuan kundër një projekti të qeverisë që ka të bëjë me zhvillimin e tenderave për furnizimin e informacioneve të hapura për të gjitha agjencitë evropiane, që rrezikojnë sipas tyre për disa agjenci të humbin abonimet publike që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të burimeve të tyre.

Për Koordinimin e komiteteve të redaksisë së agjencive italiane të lajmeve, ky projekt kërcënon qëndrueshmërinë dhe në disa raste mbijetesën e ndërmarrjeve dhe redaksive duke rrezikuar pluralizmin e informacionit dhe mbrojtjen e interesave të informacionit kryesor italian përballë grupeve të mëdha editoriale të huaja.

Dje në mbrëmje, ministri i ngarkuar me sektorin e Informacionit, Luca Lotti, rikonfirmoi vullnetin e Qeverisë për të mbështetur pluralizmin, duke theksuar në një komunikatë se koordinimi i agjencive kishte kompromis të njëanshëm për negociatat në vazhdim.

Në reagim të kësaj komunikate, koordinimi i agjencive njoftoi një ndërprerje të punës së rreth 800 gazetarëve dhe 14 agjencive italiane të lajmeve, Ansa, Agi, Radiocor… për 24 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat