'Nuk ka mrekulli' në Gjenevë derisa po vazhdojnë luftimet në Siri

Evropë

'Nuk ka mrekulli' në Gjenevë derisa po vazhdojnë luftimet në Siri

Më: 25 mars 2017 Në ora: 19:38
Staffan De Mistura

Është zhvilluar në Gjenevë raundi i pestë dhe i fundit i bisedimeve për paqen në Siri, në përpjekje për të ndërmjetësuar një fund politik të konfliktit 6-vjeçar në vend, ku më shumë se 310.000 persona janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan De Mistura bisedoi edhe me delegacionin e qeverisë siriane dhe homologët opozitarë, respektivisht në Pallatin e Kombeve.

Ky raund bisedimesh përfshiu numrin më të madh të pjesëmarrësve, me forcat opozitare të cilat dërguan përfaqësues nga fraksionet politike dhe të armatosura për këtë mbledhje.

De Mistura vlerësoi pjesëmarrjen e të gjitha palëve në këto bisedime, duke thënë se vetëm ky fakt, është shenjë e pjekurisë dhe përgjegjësisë në momente të vështira si këto. De Mistura gjithashtu bisedoi edhe me të dërguarin e posaçëm kinez, ndërkohë që ai vlerësoi angazhimin e Kinës në përshpejtimin e procesit të paqes në Siri.

Sipas rezolutës 2254 të OKB, bisedimet theksuan krijimin e një autoriteti transkombëtar, vendosjen e një programi dhe procesi për hartimin e një kushtetute të re, mbajtjen e zgjedhjeve dhe luftën kundër terrorizmit në Siri.

Delegacioni qeveritar i udhëhequr Bashar al-Jaafari, ka deklaruar që në fillim të bisedimeve se masat për të luftuar terrorizmin duhet të jenë prioritare, marrë parasysh sulmet e dhunshme terroriste që kanë goditur tokën siriane.

Ndërkohë, kreu i delegacionit opozitar, Nasr al-Hariri, theksoi nevojën për t’i përqëndruar bisedimet në çështjen e tranzicionit politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat