Gabriel: Berlini duhet mendojë për vendet e vogla të BE-së

Evropë

Gabriel: Berlini duhet mendojë për vendet e vogla të BE-së

Më: 25 mars 2017 Në ora: 22:05
Sigmar Gabriel

Qeveria gjermane duhet të respektojë shqetësimet e anëtarëve më të vegjël të BE-së, sepse blloku me 28 kombe është shumë më i madh se sa Gjermania, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel.

“Është me një rëndësi të madhe mënyra se si vendet e mëdha, si Gjermania sillen me më të vegjlit”, shkruan Gabriel për revistën “Spiegel” me rastin e 60 vjetorit të Bashkimit Evropian.

“Vendet më të vogla duhet të na perceptojnë se jemi të interesuar për ta, jo t’i braktisim”, thotë ai.

Gjermania është vendi më i populluar në Bashkimin Evropian dhe motori ekonomik i bllokut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat