Alarm në Turqi: Grekët kanë armatosur forca paramilitare në ishujt e kontestuar

Evropë

Alarm në Turqi: Grekët kanë armatosur forca paramilitare në ishujt e kontestuar

Më: 26 mars 2017 Në ora: 07:52
ilustrim

Një ish-ushtarak i lartë turk ka dhënë alarmin në median vendase se grekët janë duke organizuar forca paramilitare në kufijtë e kontestuar prej shumë vitesh mes dy vendeve. 

Umit Yalim, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, tha në një televizion lokal se Ministria e Mbrojtjes së Greqisë u ka shpërndarë armë të rënda civilëve në këto ishuj pas vizitës së ministrit Panos Kamenos duke i përgatitur kundër forcave turke, shkruan Hurriyet.

“Gjatë fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit, forcat greke kanë bërë stërvitje në ishujt Kardak, por në ato stërvitje kanë marrë pjesë edhe civilë të zonës, të cilëve u janë dhënë automatikë dhe armë të tjera luftarake. Më datë 7 mars, këto ishuj u vizituan nga Presidenti i Greqisë, Pavlopulos. 

Në cerëmoninë e nderit për presidentin morën pjesë pikërisht edhe forcat paramilitare greke”., - tha Yalim duke dhënë alarmin në median turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat