Londër: Tjetër makinë iu sulet këmbësorëve për t'i shtypur, tre të plagosur rëndë

Evropë

Londër: Tjetër makinë iu sulet këmbësorëve për t'i shtypur, tre të plagosur rëndë

Nga: Bota sot Më: 26 mars 2017 Në ora: 09:40
Pamje nga vendi ku ndodhi sulmi

Dy burra të armatosur me thika kanë përplasur me një veturë Peugeot këmbësorët në Islington të Londrës, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Raportohet se dy burra dhe një grua janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital.

Policia ka gjetur një thikë në trotuar dhe një thikë në makinë, pasi ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Një dëshmitar e përshkroi atë si "kaos absolut", ndërsa një tjetër tha se të plagosurit "ishin në gjendje të rëndë ".

Këmbësorët u shtypën nga autori i sulmit rreth orës 11, mbrëmjen e së shtunës./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat