Greqia dakordohet me kreditorët për reformat e tregut të punës

Evropë

Greqia dakordohet me kreditorët për reformat e tregut të punës

Më: 29 mars 2017 Në ora: 12:59
Athinë

Athina zyrtare ka arritur marrëveshje me kreditorët për reformat kyçe të tregut të punës, uljen e shpenzimeve dhe çështjeve energjetike, me çka i është afruar marrëveshjes preliminare në prag të takimit të ministrave të Financave të eurozonës më 7 prill, thonë burime të paemëruara të njohura me negociatat.

Greqia do të ulë shpenzimet në pensione për deri një për qind të bruto prodhimit vendor në vitin 2019, kanë thënë dy burime për Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat