Darmanoviq: Nënshkrimi i Trump, formalitet për 10 deri 15 ditë

Evropë

Darmanoviq: Nënshkrimi i Trump, formalitet për 10 deri 15 ditë

Më: 31 mars 2017 Në ora: 10:56
Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq deklaroi se nënshkrimi i presidentit të SHBA-ve Donald Trump për ratifikimin e protokollit për hyrjen e Malit të Zi në NATO “është formalitet, i cili mund të zgjasë 10 deri 15 ditë”.

“Procedura është e tillë që Departamenti i Shtetit konstaton atë që Senati e ka votuar, pastaj ia dërgon Këshillit për siguri nacionale, i cili i dërgon rezolutën presidentit për nënshkrim”, ka thënë Darmanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat