Vuçiq flet pas shpalljes së fitores

Evropë

Vuçiq flet pas shpalljes së fitores

Më: 2 prill 2017 Në ora: 22:19
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë votimit

(E plotësuar) - Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se fitorja e tij në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Serbi është e pastër si kristali.

“Jam shumë krenar që kemi marrë votat e 3 milionë e 350 mijë votuesve”, u shpreh Vuçiq.

Ai është zotuar se do të anëtarësojë vendin në Bashkimin Evropian si dhe ‘të forcojë marrëdhëniet me Rusinë’.

Vuçiq ka fituar mbi 55 % të votave duke shmangur kështu mundësinë për balotazh.     

Procesi zgjedhor për presidencialet serbe është mbajtur edhe në territorin e Kosovës, në 4 qendra të votimit

Këto janë fjalët e para të Vuçiqit pas shpalljes së fitores

Kandidati presidencial serb, Aleksnadar Vuçiq ka thënë se është shumë krenar për gjithë interesin e madh të qytetarëve të Serbisë.

Vuçiq deklaroi se për të votuan më shumë se dy milionë votues që shkuan në qendra të shumta të votimit.

Gjithashtu Vuçiq nuk ngurroi të thotë se mori 12 për qind më shumë vota se të gjithë kandidatët e tjerë së bashku, duke shtuar se la prapa Sasha Jankoviq-in me 16.2 për qind dhe Luka Maksimoviq me 9.4 për qind.

Duke folur për rezultatet, Vuçiq deklaroi se, nuk ka ende rezultatet e Kosovës, por që pret një fitore dërmuese.

“Unë jam shumë krenar për faktin se ne kemi marrë një numër të madh të votave në kushte që për ne nuk ishte aspak e lehtë, për ne kjo është një ditë e rëndësishme dhe është e rëndësishme për të treguar në cilin drejtim Serbia, dëshiron të shkojë. Kjo është një fitore e pastër dhe nuk mund të interpretohet”, ka thënë Vuçiq.

Aleksandar Vuçiq është President i Serbisë  

Kryeministri i deritashëm i Serbisë prej tash do të jetë President i saj.

Aleksandar Vuçiq i ka fituar zgjedhjet presidenciale në raundin e parë, i cili u mbajt sot në shtetin fqinj.

Sipas organizatës për monitorimin e zgjedhjeve CESID, ai ka fituar më shumë se 50% të votave.

Aktualisht, pas 77% të votave të numëruara, Vucic ka 55.9% të votave.

CESID thotë se deri në fund të numërimit kjo përqindje do të zvogëlohet, por jo aq sa të bie nën 50%.

I dyti është Sasha Jankoviq, ish-Avokati i Popullit, me 15.4%, kurse i treti Luka Maksimoviq – “Beli Preletacevic” (kandidati sarkastik) me 9.4%, ndërsa i katërti Vuk Jeremiq me 5.8%.

Rezultatet

Aleksandar Vuçiq  55.9%

Sasha Jankoviq  15.4%

Luka Maksimoviq – “Beli”  9.4%

Vuk Jeremiq  5.8%

Vojislav Sheshel 4.5%

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat