Autoritetet gjermane akuzuan të mërkurën Rusinë dhe Iranin se kanë një pjesë të përgjegjësisë për sulmet me armë kimike në qytetin Idlib në veri të Sirisë, pas të cilit, sipas pohimeve të Perëndimit, qëndron regjimi i presidentit sirian Bashar Al Asad.
“Mendimi i qeverisë është se një pjesë e përgjegjësisë qëndron edhe mbi Rusinë dhe Iranin si aleatë të Asadit”, ka thënë një zëdhënës i qeverisë gjermane në konferencën për media.