Kamikazi rus, i cili vrau 14 persona në një sulm me bombë në një tren në metron e Shën Petersburgut, kreu sulm amator në një operacion shkel e shko, mbase me udhëzime por jo edhe me përkrahje të drejtpërdrejt nga jashtë, kështu kanë thënë sot pesë ekspertë të sigurisë, të cilët i kanë vlerësuar dëshmitë nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, disa dëshmitarë kanë thënë për Reuters se sulmuesi e kishte marrë me qira një banesë pranë tyre një muaj para sulmit.
Sipas ekspertëve, bomba e dytë që ai e kishte kurdisur e që nuk shpërtheu, ishte një mjet shpërthyes i teknologjisë së dobët e bërë në shtëpi.
Ajo ishte bërë nga i dyshuari i cili e kishte përzier sheqerin apo naftën me nitrat të anomit. Mund të jetë e lidhur me ndonjë grup të ISIS-it.