Erdogan: BE po hesht, kontinenti evropian afër shkatërrimit

Evropë

Erdogan: BE po hesht, kontinenti evropian afër shkatërrimit

Më: 6 prill 2017 Në ora: 23:53
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Evropa është “kontinent i shkatërruar dhe qendër e nazizmit”, tha presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

“Evropa nuk ka asgjë më shumë për të thënë, jo për në, por për askënd tjetër. Ajo që ne tani shohim është një kontinent i shkatërruar. Partitë racistë janë të drejtuar nga liderët dhe qeveritë evropiane. Evropa nuk është qendër e demokracisë, e të drejtave të njeriut  dhe lirisë, por e represionit dhunës dhe nazizmit”, ka thënë Erdogan.

Disa shtete anëtare të BE-së, përfshirë Gjermania, Holanda dhe Austria kanë ndaluar tubimet mbështetëse për referendum më 16 prill, Erdogan që atëherë ka sulmuar në mënyrë të përseritur evropianët, duke i quajtur nazistë dhe fashistë.

Analistët vlerësojnë se Erdogani këtë po e bënë që të ndikojë te nacionalistët turq, të cilët janë edhe vendimtarët në referendum për ndryshimin e kushtetutës, në të cilën Erdogani dëshiron të zgjeroj kompetencat e saj.

Analistët kanë thënë se përkundër gjithë kësaj që po bën Erdogan nuk dihet se çfarë rezultati do të ketë referendumi në fund, shkruan AFP. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat