Hollande dhe Merkel: Asadi fajtor, zgjidhje të mënjëhershme për krizën në Siri

Evropë

Hollande dhe Merkel: Asadi fajtor, zgjidhje të mënjëhershme për krizën në Siri

Më: 7 prill 2017 Në ora: 11:18
Angela Merkel dhe Francçoise Hollande

Franca dhe Gjermania vazhdojnë përpjekjet që nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së të gjejnë një zgjidhje paqësore për krizën në Siri, ka thënë sot presidenti francez Francçoise Hollande pas një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Deklarata e përbashkët e Hollande dhe Merkel ka ardhur pasi që mbrëmë SHBA ka goditur me raketa në bazën ajrore të Sirisë. Ky sulm është ndërrmarrë pas sulmit me armë kimike, në krahinën IDLIb të Sirisë ku shumë persona, në mesin e tyre edhe fëmijë kanë humbur jetën.

Shtetet demokratike të botës për këtë kanë fajësuar presidentin sirian Bashar Al Asad, i cili ka urdhëruar këto sulme, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat