Sulmi në Stokholm, i arrestuari është shoferi i kamionit

Evropë

Sulmi në Stokholm, i arrestuari është shoferi i kamionit

Më: 8 prill 2017 Në ora: 09:30
Sulmi në Suedi

Personi i arrestuar të premten mbi atentatin e Stokholmi dyshohet se ishte në drejtimin e kamionit që kreu sulmin.

Sipas zëdhënësit të policisë së kryeqytetit suedez, Lars Bystrom, nuk është konfirmuar i arrestuari i dytë për të cilat flasin sot mediat lokale. 

“Mund të ketë persona të tjerë të lidhur me sulmin, por nuk e dimë për momentin”, ka thënë Bystrom.

Media të ndryshme e kanë identifikuar si një 39-vjeçar me origjinë uzbeke, mbështetës i xhihadistëve të Shtetit Islamil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat