Rusi: Dy policë të vrarë në rajonin e Kaukazit Verior

Evropë

Rusi: Dy policë të vrarë në rajonin e Kaukazit Verior

Më: 8 prill 2017 Në ora: 13:16
Pjesëtarët e ushtrisë së Rusisë duke patrulluar në afërsi të qytetit Malgobek në Ingusheti

Hetuesit e Rusisë thonë se dy policë të trafikut janë vrarë nga të shtënat në makinën e tyre në rajonin e trazuar rus, Kaukazi Verior.

Sulmuesit e paidentifikuar “kanë shtënë shumëherë nga armatimi automatik”kundër dy policëve, që ishin në automobilin e tyre gjatë patrullimit në qytetin, Malgobek, në Ingusheti, sot herët në mëngjes, thuhet në deklaratën e degës lokale të Komitetit të hetimeve të Rusisë.

Njëri prej policëve ishte vrarë në vendin e sulmit, ndërsa tjetri kishte vdekur në spital nga plagët e pësuara, tha policia.

Dhuna në rajonin e Kaukazit Verior në Rusi është pothuajse e zakonshme, pasi militantët islamikë i kanë intesifikuar sulmet kundër policëve dhe zyrtarëve, ndërsa disa prej këtyre militantëve kanë shprehur besnikëri për grupin ekstremist, Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat