Spanja ndalon një “haker rus” me kërkesë të SHBA-së

Evropë

Spanja ndalon një “haker rus” me kërkesë të SHBA-së

Më: 10 prill 2017 Në ora: 17:24
Ilustrim

Autoritetet spanjolle thanë se kanë ndaluar një haker të dyshuar rus, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Pyotr Levashov u ndalua më 7 prill në Barcelonë, tha një zëdhënëse e Gjykatës Kombëtare të Spanjës për agjencinë Associated press.

Televizioni rus RT citoi gruan e Levashovit, Maria, të ketë dhënë disa detaje për rastin.

“Arrestimi është bërë në lidhje me një virus që duket se është krijuar nga burri im dhe lidhet me fitoren e (presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald) Trump”, tha ajo.

Policia spanjolle nuk e konfirmoi lidhjen me zgjedhjet në SHBA, ndërsa ambasada amerikane nuk pranoi të komentojë për AP-në.

Por, agjencia e lajmeve AFP, duke u thirrur në burime të paidentifikuara, tha se Levashov “dyshohet se ka marrë pjesë në piraterimin e fushatës zgjedhore në SHBA”.

Në janar, komuniteti i ineligjencës në SHBA konstatoi se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar ndërhyrjen në sistemin zgjedhor në SHBA, për t’i ndihmuar Donald Trumpit të zgjidhet president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat