E pabesueshme si u planifikua dhe krye sulmi terrorist në Turqi

Evropë

E pabesueshme si u planifikua dhe krye sulmi terrorist në Turqi

Më: 12 prill 2017 Në ora: 15:05
Sulmi në Turqi

Një shpërthim i madh në qytetin turk Diyarbakir, i cili në fillim u duk të jetë aksident, ka qenë në fakt sulm terrorist, ka thënë sot ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu.

Ai ka thënë për televizionin turk se eksplozivi ishte vendosur në një tunel që ishte hapur nën zyrat qendrore të policisë.

Tre persona u vranë në sulmin e të martës në qytetin kryesisht kurd në juglindje të Turqisë.

Askush s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithatë militantët kurdë kanë kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat