Kremlini: Vendim i papranueshëm i Gjykatës evropiane për Beslan

Evropë

Kremlini: Vendim i papranueshëm i Gjykatës evropiane për Beslan

Më: 13 prill 2017 Në ora: 12:15
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov

Kremlini i ka quajtur të enjten si absolutisht të papranueshme konkludimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, se Rusia ka bërë “lëshime serioze” në ndërmarrjen e masave për parandalimin e masakrës në shkollën në Beslan më 2004, kur më shumë se 330 njerëz kishin humbur jetën, përfshirë edhe 186 fëmijë.

“Për ne është e papranueshme që të pajtohemi me një formulim të tillë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat