Londër, 11 persona pësojnë djegie nga një lëndë e rrezikshme, evakuohen qindra të tjerë

Evropë

Londër, 11 persona pësojnë djegie nga një lëndë e rrezikshme, evakuohen qindra të tjerë

Më: 17 prill 2017 Në ora: 07:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 11 persona kanë pësuar djegie nga diçka e dyshuar si  lëndë e dëmshme në një klub në lindje të Londrës, njoftoi Policia, citon BBC.

Qindra persona janë evakuuar nga Mangle E8 në Sidworth Strre në, London Fields, pasi policia u njoftua rreth orës 1:10.

Policia tha se 9 prej të prekurve janë trajtuar në vendin e ngjarjes për djegiet e vogla, ndërsa dy u paraqitën vetë në Urgjencë.

Plagët e tyre nuk janë kërcënuese për jetën.

Ishin rreth 600 persona që po ndiqnin një shfaqje në një klub nate para se të evakuoheshin.

Dëshmitari Phie McKenzie shkroi në Twitter: Skena të frikshme sot, kemi dëgjuar për djegie kimike të njerëzve në ndërtesën këtu.”

Asnjë arrestim nuk është bërë dhe oficerët janë duke vazhduar hetimin, tha Scotland Yard.

Shërbimi i Ambulancave të Londrës tha se ka dërguar një flotë ambulancash në zonën e rrezikuar.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat