Turqia e gatshme të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme pas referendumit

Evropë

Turqia e gatshme të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme pas referendumit

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:36
Presidenti turk, Erdogan

Turqia është e gatshme që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme e cila është në fuqi që nëntë muaj, pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan fitoi në referendumin kyç për zgjerimin e kompetencave të tij, raportojnë të hënën televizionet CNN Turk dhe NTV.

Zëvendëskryeministri i Turqisë Nuretin Xhanikli konfirmoi për televizionin A Haber se lidhur me këtë çështje do të diskutohet në takimin e sotëm, transmeton AFP.

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi ishte vendosur pas grusht-shtetit të dështuar të 15 korrikut të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat